×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen prapaskenat: Arsenali hoqi dorë nga një super mesfushor për transferimin e Xhakës

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 19:16

    Prapaskena mjaft interesante ka zbardhur “The Athletic” këtë të diel në lidhje me kalimin e Taulant Xhakës te Arsenali, marrëveshje që u finalizua pasi u hoq dorë nga Ngolo Kante.


    Siç shpjegon “The Athletic”, Aarsenali vendosi të nënshkruante me mesfushorin zvicerian në vend të Kantes, sepse tarifa shtesë që kërkonte agjenti i francezit konsiderohej tepër e madhe.

    E gjithë kjo situatë ndodhi në verën e vitit 2016, në merkaton e së cilës Ngolo Kante vinte si fitues i Premier Ligës. Ai kishte treguar paraqitje mjaft dinjitoze me skuadrën e tij Leiçesterin, i cili arriti të bënte historinë duke fituar sezonin 2015/2016.

    Mirëpo, në fund gjithçka dështoi dhe kështu Arsenali vendosi të hidhej në sulm për të marrë shërbimet e Xhakës, me këtë të fundit që vesh akoma fanellën e Arsenalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!