×
  • Sport
  • Sport

    Arrihet marrëveshja, La Liga do të vazhdojë garat

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 21:55

    Pas 8 orësh bisedime është vendosur që në Spanjë, një nga vendet më të afektuar nag pandemia “Covid 19”, të vazhdojë kampionati i futbollit në La Liga.


    Mirëpo ende nuk është caktuar data e saktë.Në mbledhjen, ku ishte presidentja e Këshillit për Sport në Spanjë, Irena Lozano, njeriu i parë i Federatës, Luis Rubiales dhe presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është sjellë vendimi që të të vazhdohet kampionati i futbollit, me një protokoll special, ku do të ketë tre testime të futbollistëve.

    “Marrëveshja është arritur. Falenderim deri te La Liga dhe Federata për mirëkuptimin dhe dëshirën që të arrihet marrëveshja që të mund të përcaktojmë rrugën e futbollt në Spanjë, pas përfundimit të pandemisë,” ka deklaruar Lozano.

    Termini i parë do të jetë fundi i muajit maj, i dyti është mesi i qershorit dhe i fundit është në fund të qershorit.

    Pasi që UEFA kërkon që kampionatet të mbyllen deri më 31 korrik, kjo do të thotë se La Liga do të nis në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor.

    Mirëpo duhet të shihet se si do të jetë vendimi i UEFA-s, pasi që ka opsion që sezonet të vazhdojnë edhe në muajin gusht. Ndërkohë ajo që është e sigurt se La Liga vazhdojë pa spektatorët në stadium.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!