Mauro Icardi është kthyer sërish në qendër të merkatos. Sulmuesi argjentinas ka humbur vendin e titullarit te PSG-ja e me shumë mundësi klubi francez nuk do të shfrytëojë të drejtën të blerjes.
Pas Juventusit, tashmë në garë është futur edhe Napoli që e kërkon në ekip për sezonin e ri. Skuadra e drejtuar nga Gatusso e kërkoi edhe në fillim në merkaton e verës, por Interi e huazoi te PSG-ja.
Skudra franceze ka të drejtën e blerjes për 75 milionë euro dhe kjo është shifra që zikaltërit kërkojnë për kartonin e tij.
Në verë “telenovela” Icardi pritet të kthehet sërish në qendër të vëmendjes dhe shumë skuadra janë vënë pasi tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.