Kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti, i ka befasuar të gjithë me rrëfimin e tij, teksa ka zbuluar se martesa me Iari Blasin kishte qenë afër fundit për shkak të një maceje.
Toti, i cili u martua në vitin 2005, kishte mbetur i befasuar kur gruaja e tij vendosi që të sjellë në shtëpi një kafshë shtëpiake.
“Isha i acaruar me gruan time, ajo bleu një mace pa qime dhe e quajti Donna Paola. Netëve, insistonte që të flinte brenda shtratit tonë, afër këmbëve tona. Ajo është një mace shumë e dashur, por pothuajse na shkaktoi ndarjen. Ne nuk folëm për disa ditë, por në fund, edhe unë rashë në dashuri me macen”, u shpreh italiani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.