Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksander Ceferin, ka dhënë komente mbi situatën aktuale të futbollit në Evropë.
Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që evenimentet sportive në Evropë të suspendohen, përfshirë këtu edhe futbollin.
Planet janë që sezoni të rifillojë dhe të përfundojë në fushat e blerta, dhe këtë e ka konfirmuar edhe një herë presidenti i UEFA, Ceferin, i cili ka bërë të ditur se do të vazhdohet pa tifozë nëse është nevoja.
“Prioriteti ynë është shëndeti i tifozëve, lojtarëve e trajnerëve. Jam optimist nga natyra. Mendoj se ka opsione që na lejojnë të fillojmë përsëri dhe të kompletojmë kampionatet”, ka thënë Ceferin për ‘Corriere della Sera’, transmeton lajmi.net.
“Ndoshta dhuet të fillojmë pa tifozë, por e rëndësishme është të luhen ndeshjet. Në këto kohoë të vështira do t’iu sjell njerëzve lumturi dhe një sens të jetës normale, edhe nëse ndeshjet përcillen vetëm përmes TV”, ka shtuar presidenti i UEFA.
UEFA dhe ligat nacionale janë në pritje të konfirmimit nga autoritetet shtetërore, për rifillimin e sezonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.