×
  • Sport
  • Sport

    Roma në vështirësi financiare nga koronavirusi, futbollistët falin pagat e 4 muajve

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 12:00

    Covid-19 ka pezulluar përkohësisht futbollin, teksa ka sjellë edhe probleme të mëdha në anën financiare të klubeve.


    Megjithatë një gjest të shkëlqyer kanë bërë lojtarët dhe stafi teknik i Romës.

    Këta të fundit kanë vendosur që për shkak të situatës së vështirë, ta falin rrogën e tyre për katër muaj, në mënyrë që klubi të mos ketë probleme financiare.

    Siç bëhet e ditur nga klubi në faqen zyrtare përmes një postimi në Twitter, këtë vendim të gjithë e kanë marrë vullnetarisht dhe pa asnjë presion nga klubi, duke treguar edhe një herë se ndihma e të gjithëve për klubin është e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!