Pas 30 mjekëve dhe infermierëve që u dërguar në fazën e parë drejt Italisë në ndihmë të stafit mjekësor për përballimin e emergjencës së koronavirusit, Shqipëria ka nisur sot edhe 60 mjekë dhe infermierë të tjerë.
Françeska, indermiere nga Fieri, tha për Rtv Ora se aplikimi ka qenë spontan pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për t’iu bashkuar luftës kundër Covid-19.
“Duke parë situatën e krijuar si ktej dhe në Itali doja të ofroja ndihmën time. Më vjen mirë që kërkesa ime u miratua, jam shumë e lumtur.Punoj në një klinikë në Fier. Jemi rreth 60 veta mjekë dhe infermierë. Mbërritjen e kemi në Romë, se ku do të shpërndahemi pastaj nuk e di”.
Ajo thotë se kjo ka qenë një zgjedhje personale e saj dhe se iu desh punë për të marrë miratimin e familjes.
“Familjarët nuk ishin dakord, ishin pak të trembur për shkak të situatës dhe që dëgjojnë.Me pak mundim e pranuan.”
E pyetur nëse e ka bërë testin për Covid-19, ajo u përgjigj:
“Jo nuk e kam bërë, besoj se nuk jam e prekur.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.