×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli bisedon në telefon me Tërnavën e Dodë Gjergjin: Me besimin në Zot, do ta tejkalojmë sfidën e coronavirusit

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 16:06

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot ka bisedua në telefon me myftiun Naim Tërnava si dhe ipeshkvin Dodë Gjergjin, në lidhje me këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi.


    Ai thotë se ka kërkuar prej tyre që të vazhdojnë të porosisin besimtarët, për të ndenjur në shtëpi, për t’u kujdesur edhe më shumë për veten, për familjarët e sidomos për të moshuarit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sot zhvillova një bisedë telefonike me përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare shqiptare të Kosovës, myftiun Naim Tërnava si dhe ipeshkvin Dodë Gjergjin, në lidhje me këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi. I falenderova për rolin konstruktiv që kanë luajtur gjatë kësaj situate duke qetësuar njerëzit për të mos krijuar panik si dhe duke pranuar shmangien e ritualeve fetare në objektet e kultit që dëmtojnë distancën e nevojshme sociale.

    Kërkova prej tyre që të vazhdojnë të porosisin besimtarët tanë, për të ndenjur në shtëpi, për t’u kujdesur edhe më shumë për veten, për familjarët e sidomos për të moshuarit, të cilët edhe janë më të rrezikuarit. Të gjithë së bashku, duke mos e humbur besimin në Zot dhe duke u kujdesur për njeri tjetrin, kemi për t’ia dalë mbanë kësaj sfide.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1566245473550653/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDgOy7tXD1pu9G1SUfTNjmPYpYibCeDnWogL4E9JgJaizf0TKG4G8Db2kOW4_ULZjoBBp0lWJCFJouHITOSV4Yvp40fwlkTeuqaLIM_-gpo7_TMmroVoIlqmHGCGRZbnBEd4T_p_1it4r3ziA5ZBZZUXvFcYeX-e84Pm-7f_5jShCLCxIj8MBsyo4j5NrYFSLddCy4CWWpv9_SNRBfO2PWtl9h6sYzRaC02qxcxxu0DgkFrhHq_wEzCm2l8X42hlmEAEwBnxWc-IHQ_oFiSmCLiIoyK5s7CzSAQjc7j6Qhlq1Zbis2_Ax68U8N7biEQ3VAdd5xw-zlJzvTJBlg2qJIRDw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!