×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mungesa e energjisë e lë pa mësime 7-vjeçarin, prej dy javësh në “errësirë”

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 16:14

    Ky është Malvini vetëm 7 vjeç. Prej dy javësh nuk ka arritur të ndjekë mësimet nga televizori, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, pasi në shtëpinë e tij mungon energjia elektrike.


    Mes lotëve thotë se është i pafuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë por e vetmja gjë që dëshiron është të mos mbeten pas me mësime.

    “Ndonjëherë lexoj libra. Jam pa drita, pa televizor. Shkoj te daja.”

    I ati i Malvinit, Vullnet Ferruku tregon vështirësitë e të qenit dhe grua dhe burrë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë para 7 viteve duke e lënë atë me 3 fëmijë.

    “Mbledh bidona, kanoçe, me tre jetimë. Ndihmë ekonomike nuk marr. Jetojmë me 17 mijë lekë.”

    Halli e ka mësuar edhe të gatuajë.

    “Di të gatuaj, u bënë 7 vjet.”

    Edhe pse jeta e tij ka qenë tepër e vështirë 48-vjeçari tregon se ka mësuar të buzëqeshë për të mos përcjellë dhimbjen të fëmijët e tij.

    “Jeta ime iku pak a shumë, se 50. Vetëm prej kalamajve, ç’të bëj?”

    48-vjeçari i cili u shpërngul që prej vitit 1998 nga qytetit i Peshkopisë në Bregun e Lumi, aty ku jeton me pensionin e fëmijëve prej 17 mijë lekëve të vjetra ndërsa apelon për ndihmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!