Përderisa Bundesliga po përgatitet të kthehet në fushën e blertë muajin e ardhshëm, ish-portieri i Borussia Dortmundit, Jens Lehmann, beson se ndeshjet duhet të zhvillohet me disa tifozë të pranishëm në stadium.
Futbolli gjerman ka qenë i pezulluar që nga 13 marsi, mirëpo Gjermania ka filluar që nga e hëna t’i lehtësojë masat parandaluese ndaj koronavirus, përderisa dyqanet e vogla janë të parat që do të hapen, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse grumbullimet e mëdha të njerëzve janë të ndaluara deri në shtator, Bundesliga pritet të lajmërojë se do ta vazhdojë kampionatin e këtij sezoni me ndeshje të zhvilluara prapa dyerve të mbyllura për tifozë.
Megjithatë, Lehmann ka dalë kundër këtij propozimi, duke sugjeruar se nuk ka asnjë arsye pse klubet e Bundesligës s’duhet ta lejojnë të paktën një numër të limituar të tifozëve të hyjë në stadiume gjatë ndeshjeve.
“Pse të mos hyjnë 20 mijë njerëz në një stadium si Allianz Arena, kur kapaciteti i stadiumit është 70,000?”, pyeti ish-portieri i Arsenalit dhe Milanit.
“Një distancë prej 10 metrash do të ishte e mjaftueshme për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi. Tifozët nuk do të ishin në kontakt me njëri-tjetrin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.