Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë një 40 vjeçare shtatzënë nga Gjakova e cila ishte e shtrirë në Kilinikën Infektive në QKUK.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se e njëjta ishte në mjekimin intensiv të klinikës që prej datës 15 prill 2020.
Ai nuk ka bërë të ditur nëse pacientja kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por ka thënë se 40 vjeçarja kishte qenë e intubuar përgjatë 5 ditëve sa kishte qenë e shtrirë në repartin intesiv, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 55 raste. Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19, 42 raste janë në gjendje stabile 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.