Portieri i Liverpoolit, i huazuar te Beshkitashi, Loris Karius ka bërë një ankesë në FIFA.
Portieri gjerman është ankuar për pagat e papaguara nga skuadra turke dhe lejimin e ndërprerjes së kontratës që tani.
Anëtari i bordit të Besiktas, Erdal Torunogullari ka konfirmuar se Loris Karius ka bërë ankesën në FIFA dhe se dëshiron të ndajë rrugët me gjigantin turk.
Karius pretendon se Beshiktash i ka disa paga borxh, ndërsa skuadra turke nuk po pranon që ta paguaj atë sepse thotë se nuk mund të bëj pagesë për dikë që s’ka luajtur kohëve të fundit.
Karius pritet që shpejt te Liverpoolit, por se do ta ketë të vështirë qëndrimin te skuadra e Klopp dhe me shumë gjasa do t’i duhet të gjej një destinacion të ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.