Trajneri i mirënojhur i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, ka treguar se si sportistët duhet ta ruajnë imunitetin e tyre në kohë pandemie.
Kuka i ka sygjeruar të gjithë trajnerët, se për sportistët e tyre duhet përgatitjet e veçantë, pasi në rast se infektohen me koronavirus, të jenë imun dhe ta mposhtin atë, shkruan Reporteri.net
Pra, përmes një statusi në “Facebook”, Kuka tregoi se si trajnerët dhe sportistët duhet të jenë të përgatitur për ta “luftuar” këtë virus.
Ky është shkrimi i Driton Kukës:
“Sygjerim për sportist dhe trener gjatë situatës së krijuar!
Në mungesë të hulumtimeve shkencore në Kosovë për stërvitjet e sportistëve,gjatë kësaj situate të krijuar po ju sygjeroj që stërvitjet duhet planifikuar asisoj që të ruhet imuniteti i çdo sportisti në rast të infektimit eventual!
Normalisht që duhet pas informata për imunitetin e secilit sportist e mandej të ndërtohet programi stërvitor.
Mos merrni modele të stërvitjeve që tami më janë ba trend më rrjete spciale e që shumica janë pa asnjë cak e përfitim.
Stërvitje po patjetër por me intensitet që nuk rrënohet sistemi imunitar i secilit sportist”.
Kujtojmë, se Kuka është trajneri që stërvit, Majlindën dhe meritori për të gjithë medaljet që ajo ka sot./Rerporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.