Do të presim të paktën edhe një muaj për të parë se kur do të luhet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Siç thonë informacionet e fundit, UEFA ka disa propozime se kur do të luhen këto ndeshje, dhe ka tre terma në mendje.
Mundësia e parë është që ndeshjet e Play Off të Ligës së Kombeve të luhen në shtator-tetor, e dyta në tetor-nëntor, dhe mundësia e tretë është që në nëntor të luhen edhe ndeshjet gjysmëfinale edhe finalja, përcjell lajmi.net.
Rreth kësaj çështje, një vendim pritet të merret më 27 maj, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Le të kujtojmë se ndeshjet e Ligës së Kombeve tashmë janë shtyrë dy herë, ku ishin planifikuar fillimisht të luheshin në mars dhe pastaj në qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.