×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Riatdhesimi – Mbërrijnë në Korçë 25 emigrantë shqiptarë nga Greqia

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 20:42

    Janë riatdhesuar edhe 25 shqiptarë të tjerë nga Greqia. Ata kanë mbërritur në Korçë mbrëmjen e sotme dhe do të karantinohen për 14 ditë në hotelin Crystal.


    Mes tyre janë edhe gra e fëmijë. Emigrantët janë të indinjuar për pagesat pasi shprehen se nuk kanë para për të mbuluar shpenzimet.

    Ndërkohë në kufi ka ende shqiptarë që presin të kalojnë e më pas të karantinohen.

    Më herët gjatë ditës së sotme, kanë mbërritur edhe 11 emigrantë të tjerë në Pogradec të cilët janë akomoduar në hotelin e dytë të hapur në dispozicion për ta.

    Ndërsa në hotelin e parë janë akomoduar 64 shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!