×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermani: Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në transport

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 20:51

    Kryeqyteti gjerman, Berlini, do të bëjë të detyrueshëm vendosjen e maskave në transportin publik, duke filluar nga 27 prilli, përballë epidemisë së koronavirusit, njoftoi kryetari i tij, Michael Müller.


    Iniciativa e kryeqytetit do të ndiqet edhe nga shumë shtete rajonale të vendit.

    “Vënia e kësaj maske do të jetë e detyrueshme, sepse në transport nuk është e mundur të garantohet një distancë prej disa metrash midis secilit person”, theksoi Müller.

    Gjithsej dhjetë nga 16 shtete kanë njoftuar detyrime të tilla për të kufizuar përhapjen e virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!