11 xhiro kanë mbetur deri në fund të kampionatit, derisa kanë mbetur edhe ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, çka i bie që orari do të jetë bukur i ngjeshur
UEFA tashmë ka dhënë datën e fundit kur vendet evropiane duhet t’i përfundojnë kampionatet e tyre. Kështu 20 korriku do të jetë afati i fundit kur kampionati i Kosovës në futboll duhet të përfundojë.
Kjo datë vlen edhe për të gjitha kampionatet evropiane, vendim ky që ka ardhur dje pas mbledhjes së UEFA-s me 55 federatat anëtare të saja.
11 ndeshje kanë mbetur deri në fund derisa kanë mbetur edhe ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, çka i bie që orari do të jetë bukur i ngjeshur.
Zëri.info nga burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka mësuar se klubet stërvitjet e plota sipas parashikimeve pritet t’i nisin me 15 maj, derisa ato mund të fillojnë edhe më herët por jo më kapacitet të plotë por të ndarë në grupe, varësisht nga instruksionet që do t’i japë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës.
Ajo që tashmë është e sigurt është se kampionati do të rinisë dhe do të jetë fillimi i qershorit kur klubet do ta rrokullisin topin nëpër fusha, por për fat të keq tifozët nuk mund ta shijojnë këtë.
“Tashmë është e sigurt është se ndeshjet do të luhen pa tifozë. Kështu ka vlerësuar edhe UEFA, pra kjo pjesë e kampionatit do të luhet pa tifozë”, i ka E fundit: Pjesa e mbetur e kampionatit në Kosovë luhet pa tifozë
UEFA tashmë ka dhënë datën e fundit kur vendet evropiane duhet t’i përfundojnë kampionatet e tyre. Kështu 20 korriku do të jetë afati i fundit kur kampionati i Kosovës në futboll duhet të përfundojë.
Kjo datë vlen edhe për të gjitha kampionatet evropiane, vendim ky që ka ardhur dje pas mbledhjes së UEFA-s me 55 federatat anëtare të saja.
11 ndeshje kanë mbetur deri në fund derisa kanë mbetur edhe ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, çka i bie që orari do të jetë bukur i ngjeshur.
Zëri.info nga burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka mësuar se klubet stërvitjet e plota pritet t’i nisin me 15 maj, derisa ato mund të fillojnë edhe më herët por jo më kapacitet të plotë por të ndarë në grupe, varësisht nga instruksionet që do t’i japë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës.
Ajo që tashmë është e sigurt është se kampionati do të rinisë dhe do të jetë fillimi i qershorit kur klubet do ta rrokullisin topin nëpër fusha, por për fat të keq tifozët nuk mund ta shijojnë këtë.
“Ajo që tashmë është e sigurt është se ndeshjet do të luhen pa tifozë kështu ka vlerësuar edhe UEFA, pra kjo pjesë e kampionatit do të luhet pa tifozë”, i ka thënë Zëri.info, një burim i afërt me FFK-në.