UEFA po mendon të heq sistemin VAR në ndeshjet Europiane.
Në mbledhjen e nesërme që do të mbahet mes 55 Federatave do të diskutohet edhe heqja e këtij sistemi për këtë sezon.
Arsyeja e heqjes së sistemit VAR nga kompeticionet Champions dhe Europa League është për faktin se arbitrat që qendrojnë në dhomën e VAR-it janë shumë afër me njëri-tjetrin dhe nuk kanë një distancë që është e detyrueshme në këtë kohë.
Vendimi final pritet të merret pas mbledhjes së nesërme pasi gjithashtu ekziston edhe plani “B” që UEFA ka menduar. Për të mbajtur këtë sistem në Europë planifikohet që gjyqtarët që qendrojnë në dhomë të jenë distancuar nga njëri-tjetri duke respektuar kështu rregullat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.