Vedat Muriqi pritet të largohet në fund të sezonit nga Fenerbaçe.
Sulmuesi shqiptar këtë edicion ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në fushën e lojës aq sa ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të ndryshme.
Skuadra turke është gati të heqi dorë nga Muriqi për një shumë prej 20 milionë eurosh dhe tashmë ka nisur negoaciatat për të gjetur një tjetër sulmues.
Duke parë largimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar, Fenerbaçe ka kontaktuar Sebastian Giovinco, ish lojtarin e Juventusit.
Aktualisht sulmuesi italian është pjesë e Al Hilal në Arabinë Saudite, por një ofertë e kënaqshme do të bënte që lojtari të rikthehej sërish në Europë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.