Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë për nivelin qendror mirëpo ka reaguar rreth takimit të Presidenti Thaçi me krerët e partive politike që sipas tij nuk e respektuar asnjë rekomandim të IKSHPK-së.
I pyetur në Rubikon se a mund të jetë PSD-ja pjesë e Qeverisë, pasi që AAK do të jetë pjesë e saj, Ahmeti ka thënë se për këtë duhet të pyetet kreu i saj, Dardan Molliqaj, shkruan Reporteri.
Ahmeti ka thënë se nuk dëshiron që emri i tij të jetë i përfshirë në asnjë formë.
“Në asnjë mënyrë nuk përfshihem në këtë qeveri as nuk dua që emri im të jetë i përfshirë. Në marrëveshjen e AAK me PSD ka qenë i përfshirë edhe paragrafi se ndarja e pushtetit do të jetë me çelësin e njëjtë sikurse pjesëmarrja në listë. Për këtë duhet pyetur Molliqajn, nuk ka biseduar me të. Unë në asnjë mënyrë nuk dua të përfshihem në këtë diskutime”, ka thënë Ahmeti.