Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për “Foreign Policy”, ku ka folur gjërë e gjatë për qeverinë e udhëhequr nga ai, mocionin, opozitën, presidentin Hashim Thaçi dhe rolin e ambasadorit Richard Grenell në marrëveshjet e deritashme dhe ato që synohen të arrihen me Serbinë.
Kurti ndër të tjera ka folur edhe për ndryshimin e qëndrimeve të Grenell. Ai ka thënë se Grenell u kthye kah LDK-ja pasi që atë nuk mund ta detyronte të ndërronte qëndrim.
“Atëherë kur ambasadori Grenell nuk mund të më thyente mua, e filloi presionin mbi partnerin e koalicionit. Mesa duket vetëm duke i kërcënuar ata, por ndoshta edhe duke iu bërë ndonjë ofertë atraktive të radhës për udhëheqjen e qeverisë, që është ajo që në të vërtetë e duan ata. Duke i thënë “ju jeni nën hijen e z. Kurti. Nuk mund të vini në pushtet. Vetëm votojeni mocionin e mosbesimit. Hiqeni reciprocitetin” e kështu me radhë”, citohet të ketë thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.