Ushtruesja e re e detyrues se Krye-shefes së Telekomit, Burbueq Hana, e emëruar sot me vendim të Qeverisë së shkarkuar të Kosovës, është një tjetër person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje që rehatohet në pozitë të lartë në një ndërmarrje publike.
Madje, Hana, në vitin 2016 ishte edhe protestuese në një nga të tilla organizime të thirrurua nga partia e Albin Kurtit, që tash si shef në shkuarje i ekzekutivit, e emëroi atë kryeshefe të Telekomit të Kosovës.
E bashkë me ish-deputeten Shqipe Pantina dhe të tjerë protestues kishin shkrepur edhe fotografi gjatë protestës për t’i ndarë me miqtë në facebook, shkruan Reporteri.net.
Emërimi i Hanes në këtë pozitë erdhi pak orë pas Qeveria në shkuarje shkarkoi tashmë Kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Bedri Istrefin.
“Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi”, shkruan Kurti në njoftimin e tij.
“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”, tha kryeministri i shkarkuar në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.