×
  • Sport
  • Sport

    Mesfushori i Kosovës: Më kërkoi Arsenali por coronavirusi më pamundësoi shkuarjen

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 23:30

    Ismet Lushaku ka qenë një nga futbollistët që ka debutuar në ndeshjen e 12 janarit të këtij viti në fanellën e Kosovës në përballjen ndaj Suedisë e cila u zhvillua në Katar.


    Mesfushori i talentuar që është pjesë e elitës së futbollit suedez, tha se një debutim ndaj vendit ku ai është rritur ishte mahnitës.

    “Ishte fantastike të debutosh ndaj vendit ku ke lindur në fanellën e origjinës, Kosova luajti mjaft mirë ku kishte më shumë raste dhe posedim të topit, por që Suedia fitoi. Kosova ka lojtarë shumë cilësor dhe kanë shanse të kualifikohen në evropianë. Unë atje (në Kosovë) kam shkruar çdo herë me familje dhe të afërmit e mi më përkrahin sa herë veshë fanellën dardane”, ka thënë Lushaku për ‘kosovansabroad’.

    Tutje, mesfushori i AFC konfirmoi se ka mundur t’i bashkohet skuadrës londineze Arsenal U-23, por që përhapja e pandemisë së koronavirusit bëri që mos të realizohet kjo gjë.

    “Para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, unë pata një ftesë nga skuadra U23 e Arsenalit, ku do të luaja disa ndeshje me ta si dhe do të stërvitja me skuadrën e parë. Megjithatë, për shkak të situatës aktuale ajo është shtyerë deri në njoftimin e mëtejshëm. Gjithsesi kam pasur interesim nga klubet në Danimarkë, Gjermani, Belgjikë dhe disa skuadrave nga Suedia”, tha tutje Lushaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!