×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkroi në Facebook se “Parlamenti duhet të digjet”, arrestohet një person në Pejë

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 10:32

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, meqenëse i njëjti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se pas intervistimin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas që i njëjti në rrjetin social facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!