Telashe për La Ligan. Kjo për shkak se Barcelona duket se do të refuzojë të kthehet në fushë.
Edhe pse fillimisht ishte një nga skuadrat më të zëshme për t’iu rikthyer fushave të blerta, për shkak të humbjeve të shumta eventuale në aspektin financiar, tani gjërat kanë ndryshuar, përcjell GazetaBlic.
Siç shkruan portali “Sport”, i afërt me klubin katalunas, bordi i drejtorëve do të mblidhet shumë shpejt për të diskutuar lidhur me këtë çështje, ndërsa ekziston një qëllim në parim, që ta refuzojnë vazhdimin e edicionit.
Sipas tyre, shëndeti është parësor në këto momente, andaj refuzimi i disa klubeve lidhur me vaksinimin e lojtarëve pritet të shkaktojë kokëçarje në vendimet e së ardhmes.
Te Barcelona, janë të sigurt se në qendrën e tyre do të merren të gjitha masat e nevojshme sanitare, por askush nuk do të ofrojë siguri për udhëtimet me aeroplanë, autobusë, në dhomat e zhveshjes e gjërat tjera të rëndësishme e me të cilat kanë konakt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.