×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Haliti: Me shpifje po tentohet të njolloset pastërtia e luftës së UÇK-së

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 13:31

    Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Haliti, i ka vlerësuar si shpifje deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.


    Ai ka thënë se përmes shpifjeve po tentohet të njolloset pastërtia e luftës çlirimtare të UÇK-së, raporton “Raporteri”.

    “Ato i provokojnë në mënyrë flagrante dhe i lëndojnë ndjenjat e themeluesve, drejtuesve, pjesëtarëve dhe mbështetësve të saj, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në “Facebook”.

    Postimi i plotë i Xhavit Halitit:

    Asnjë raport kredibil ndërkombëtar nuk ka nxjerrë përfundime se UÇK ka kryer krime të luftës.
    Mbi bazën e dyshimeve, ëshë ngritur Gjykata Speciale. Ajo është institucioni i vetëm kredibil i drejtësisë, që mund të ngritë akuza, duke i mbështetur ato në fakte, larg çdo anshmërie.
    Në këtë drejtim, pas akuzave publike të Shkelzen Gashit, prokuroria e Kosovës si dhe ajo e Gjykatës Speciale duhet të ndërmarrin veprime të shpejta hetimore.
    Deri në shpallje gjykimesh të plotfuqishme nga Specialja, akuzat e Gashit mbeten vetëm shpifje. Përmes tyre tentohet të njolloset pastërtia e luftës çlirimtare të UÇK-së. Ato i provokojnë në mënyrë flagrante dhe i lëndojnë ndjenjat e themeluesve, drejtuesve, pjesëtarëve dhe mbështetësve të saj, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
    Në institucionet e shtetit të Kosovës, i cili qëndron mbi sakrificat sublime dhe luftën e UÇK-së, individët e tillë janë tërësisht në vendin e gabuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!