×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadaj-Bujupi: UÇK-ja të mbrohet me ligj, do ta shtyjë përpara Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 14:45

    Ndaj një debati të gjerë që është hapur ditëve të fundit, për shkak të deklaratave të këshilltarit të kryeminsitrit, Shkëlzen Gashi, për UÇK-në, ka reguar edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.


    Ajo ka thënë se për ta mbrojtur UÇK-në nga sulmet, ajo duhet të institucionalizohet, prandaj ka thënë se do ta shfrytëzoj mundësinë që si anëtare e Komisionit për Ligje në Parlamentin e Kosovës, në mbledhjen e radhës ta procedojë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

    Postimi i plotë:

    “Mbrojtja e UÇK-së duhet të institucionalizohet.
    Nuk është hera e parë, e siç po shihet as e fundit, që brutalisht sulmohet ADN e shtetit tonë. Sulmet vijnë prej fronteve të ndryshme, herë prej “burreshtetasve” që tentojnë të faktorizohen e të hynë në hatër me agjenda ndërkombëtare, e herë prej ojqistëve që tentojnë të zgjasin financimet e projekteve të tyre. Rezultati është i njëjti, pra të gjitha këto rryma çojnë ujë në mulli të Serbisë, e cila vazhdimisht sulmon të vërtetën historike të popullit të Kosoves, Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Andaj, si anëtare e Komisionit për ligje në Parlamentin e Kosovës, në mbledhjen e radhës do të procesoj Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës (për të cilin ka pasur iniciativa edhe më herët por është kthyer në pikën zero)”, ka shkruar deputetja Kadaj-Bujupi.
    Ajo ka thënë se kjo është mënyra e vetme që nënat shqiptare që kanë humbur bijat e bijtë e tyre në luftë, të mos përballen më me deklarata fyese e denigruese.
    Në këtë mënyrë nënat shqiptare që humbën më të dashurit e tyre gjatë agresionit serb në Kosovë, nuk do të perballen me deklarata fyese e denigruese për bijat e bijtë e veta

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!