Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa falë paraqitjeve të shkëlqyera ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.
Interesime te shumta ka pasur nga Anglia, Gjermania dhe nga skuadrat e mëdha italiane. Interi prej kohësh e ndjek mbrojtësin shqiptar dhe është në bisedime me Veronën, me shpresën se do arrijë një marrëveshje për ta afruar në verë.
Megjithatë pavarësisht se zikaltërit janë në bisedime, Napoli ka hedhur hapa të mëdhenj, teksa ka bërë edhe ofertën e parë.
Mediat italiane raportojnë se De Laurentis ka ofruar 25 milionë euro për të marrë shërbimet e Kumbullës, teksa lojtari dhe përfaqësuesit e tij i kanë kërkuar kohë presidentit napolitan.
Duke parë konkurrencën e madhe, Verona tashmë kërkon 30 milionë euro për shërbimet e futbollistit shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.