×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali nga e hëna rikthehet në stërvitje

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 19:56

    Futbollistët e Arsenalit do të mundin që nga e hëna të stërviten në terenin e tyre në Londër mirëpo me orare të ndryshme dhe në mënyrë individuale.


    Po ashtu futbollistët kanë marrë shumë paralajmërime për këtë rikthim të tyre në stërvitje.

    Një zëdhënës i klubit konfirmoi:

    “Lojtarët do të lejohen të hyjnë në fushat tona të stërvitjes në Londër Colney javën e ardhshme. Qasja do të jetë e kufizuar, do të menaxhohet me kujdes dhe distanca sociale do të mbahet në çdo kohë. Të gjitha ndërtesat e Colney mbeten të mbyllura. Lojtarët do të udhëtojnë vetëm, do të bëjnë stërvitjen e tyre individuale dhe do të kthehen në shtëpi.”

    Kurse para disa ditësh Granit Xhaka, David Luiz, Nicolas Pepe dhe Alexandre Lacazette u paralajmëruan nga klubi për shkak që kishin thyer rregullat e izolimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!