×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica argëtohet me ritmin e këngëve të Sabri Fejzullahut

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 22:15

    “Sabriu për Prishtinën” – nën këtë moto, këngëtari i njohur kosovar Sabri Fejzullahu ka mbajtur një koncert të hapur në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.


    Tingujve të doaenit të muzikës shqipe nuk ka mundur t’i rezistojë as ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

    Rashica i cili ndodhet në Bremen të Gjermanisë ka publikuar disa pamje nga koncerti i Sabri Fejzullahut, duke dëshmuar kështu se po argëtohet me këngët e tij, shkruan Gazetasheshi.com.

    Ky koncert është organizuar nga Komuna e Prishtinës për t’i mbajtur banorët e kryeqytetit aktiv në këtë kohë pendemi.

    Më poshtë mund ta shihni edhe publikimin e Rashicës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!