Ish Kryetari i Levizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka pershkruar shkurt kreun e Vetëvendosjes dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Klinaku, që ka qenë edhe i burgosur politik, tha se Kurti i mposhtë të gjitha partitë pa ndonjë problem, por thotë se e ka një problem të rëndë. “Sa për LDK, PDK e AAK Albin Kurti t’i kish mbajt në “xhep të vogël”.
Por ai e ka një problem ma të rëndë – Albin Kurti e ka problem të vërtetë VETVETEN! Shumë autogola po bën!”, ka shkruar Klinaku në Facebook, transmeton Reporteri.
Në vitin 2010, kur Vetëvendosje kishte hyrë për herë të parë në zgjedhje, në koalicion kishin psur edhe Levizjen për Bashkim.
Por muaj më pas ishin ndarë për shkak se VV kishte refuzuar ta ndaje buxhetin e paraparë për grupet parlamnetare edhe per dy deputetët e LB-së.
Valon Murati është tani kryetar i kësaj partie, që për dallim nga te tjerat është shprehur haptas pro shkembimit të territoreve dhe këtë politikë e ndjek që një kohë të gjatë./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.