×
  • Sport
  • Sport

    Premierliga pritet të rifilloj në qershor

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 8:11

    Premier League po sheh mundësinë për të rinisur sezonin më 8 qershor, me dyer të mbyllura, e për ta përfunduar më 27 korrik.


    Plani “Project Restart”, për të cilin po punojnë drejtuesit më të lartë të futbollit anglez, sikurse informon “Times”, do të marrë edhe miratimin e Federatës së Futbollit dhe të Qeverisë Britanike.

    Sezoni në Angli u ndëpre më 13 mars. Liverpooli shpreson të vazhdojë rrutëgimin drejt triumfit të pashmangshëm si kampion i Premier League-s.

    Në bazë të këtij projekti, në ndeshjet e kampionatit mund të jenë të pranishëm në stadium jo më shumë se 400 persona. Sa i përket sezonit të ardhshëm, ideja është që të nisë më 22 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!