Bundesliga është paralajmëruar se zhvillimi i ndeshjeve prapa dyerve të mbyllura mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik, pasi që tifozët mund të vendosin të grumbullohen jashtë stadiumeve.
Klubet në ligën elitare të Gjermanisë i kanë rinisur seancat stërvitore në grupe të vogla të lojtarëve, përderisa drejtori ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert, thotë se liga mund të rinisë qysh më 9 maj nëse liga dhe Federata e Futbollit marrin aprovimin nga qeveria, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, kur të vendoset për rinisjen e kampionatit përfundimisht, pritet që ndeshjet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, në mënyrë që koronavirusi të mos mund të përhapet më shumë ndërmjet tifozëve.
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Unionit të Policëve të Gjermanisë, Jorg Radek, ka paralajmëruar se autoritetet besojnë që vendimi për t’i luajtur ndeshjet prapa dyerve të mbyllura nuk është i mjaftueshëm për të ofruar siguri të shëndetit publik.
“Ndoshta është e mundur të kontrollohet se çfarë ndodh në stadium. Kjo nuk vlen edhe për hapësirën publike para stadiumeve. Stadiumet bëhet cak potencial për tifozët që duan ta përkrahin skuadrën e tyre”, ka thënë Radek.
“Kjo do të ishte dëshpëruese. Ne nuk mund të kemi turma të mëdha të tifozëve jashtë dyerve të stadiumeve. Jo vetëm që kjo është e ndaluar, por është edhe e papërgjegjshme”.
Kur në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve para se të pezullohej sezoni, Paris Saint-Germain – Dortmund, ishte vendosur që të mos lejohen tifozët në stadium, ata ishin grumbulluar jashtë stadiumit, duke sjellë shqetësime për përhapje potenciale masive të koronavirusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.