Liga më e fortë e basketbollit në botë po kthehet.
NBA, si liga më e fortë e basketbollit në botë, është afër që të rikthehet në parketet e ShBA.
Për më shumë se një muaj pa aktivitete sportive, me disa yje të basketbollit të prekur nga Covid-19, NBA bëri një luftë të ashpër me pandeminë.
Sipas raportimeve të Adrian Wojnarowski, NBA është afër rikthimit. Duke filluar nga 1 maji, NBA do të lejojë skuadrat që të hapin qendrat stërvitore.
Kjo do të ndodh vetëm me skuadrat, për vendet e së cilave qeveria e ShBA ka vendosur të zvogëlojë masat e mbylljes në shtëpi.
Basketbollistët janë të lejuar të stërviten, varësisht prej skuadrave, kurse sa i përket kampionatit dhe ndeshjeve të ligës, duhet pritur akoma.
Thuhet se skuadrat si Lakers, Clippers e Houston mund të jenë disa nga ato që rifillojnë stërvitjet.
Në NBA nuk janë të sigurt nëse kushtet do të jenë të duhurat për lojërat e ligës, por ky po shihet si një hap i parë, tejet i rëndësishëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.