×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të hënën hapen butiqet e veshjeve, dyqanet e luleve dhe taksitë

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 14:53

    Pas 60 orësh të mbyllur në shtëpi, nga e hëna jo vetëm këmbësoret, por edhe dyqanet që tregtojnë me pakicë do të kenë mundësi të hapen për blerësit.


    17 aktivitete me pakicë do të lejohen që t’i ngrejnë qepenat për t’u shërbyer qytetarëve në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë.

    Butiqet e rrobave, dyqanet e bizhuterive, tregtia me pakicë e mobiljeve dhe artikujve shtëpiakë nga ora 05:00 dëri në 17:30 të pasdites do kenë mundësi të shesin produktet e tyre.

    Mes kësaj liste përfshihet edhe tregtia me pakicë e luleve si dhe aktiviteti i taksive. Por me urdhër të Ministrisë së Ministrisë së Shëndetësisë, çdo biznes që të hënën përfshihet në protokollin jeshil duhet të ketë një “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”, i cili mund të merret elektronikisht në e-albania.

    Por nësë aktiviteti i biznesit është pjesë e listës së publikuar në e-albania, por aplikimi për “Vertetim aktiviteti ekonomik të hapur” refuzohet, qeveria këshillon që të përditëson kodin e aktivitetit.

    Por sipas PD, në këtë moment kur po nisin hapat drejt hapjes, qeveria nuk ka një strategjie të qartë dhe plani masash transparente në ketë drejtim.

    Për këtë arsye selia blu i propozon qeevrisë 5 pika, si masa të domosdoshme në rrugen drejt hapjes së izolimit duke nisur me rritje të numrit të testimeve, pajisje masive falas me maska të qytetareve.

    Gjithashtu sipas PD duhen konsoliduar strukturat mjekuese në nivel vendi si dhe të kalohet në një proces decentralizimi, duke deleguar kompetenca ne nivelet e 12 qarqeve.

    Në fund të propozimit të tij Lulzim Basha i kërko Edi Ramës që të rrisë buxhetin në mbështetje të këtyre masave.

    5 propozimet e PD:

    Rritjen e numrit të testeve

    Maska falas për qytetarët

    Konsolidimi i strukturave mjekësore në nivel vendi

    Decentralizimi, të delegohen kompetencat në 12 qarqe

    Rritja e buxhetit në mbështetje të këtyre masave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!