×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet klauzola e re e Milot Rashicës – Klubet e interesuara po luten që Werderi të bie nga Bundesliga

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 16:25

    Milot Rashica ka shkëlqyer te Werder Bremen dhe për këtë arsye shumë klube dëshirojnë tani shërbimet e tij


    Ylli nga Vushtrria ka një klauzolë largimi prej 38 milionë euro, por nëse klubi i tij bie nga Bundesliga, atëherë ndryshojnë gjërat, shkruan Reporteri.net

    Mediat në Gjermani kanë zbuluar se nëse Werderi bie nga Bundesliga, atëherë Rashica do të shitet për 15 milionë euro.

    Klubet e interesuara për Milotin janë Liverpool, Dortmund, Wolves, Aston Villa e Leipzig, me këtë të fundit që po cilësohet më favorite për nënshkrimin me vushtrriasin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!