×
  • Sport
  • Sport

    Tare sërish në aksion, Lazio blindon yllin e skuadrës

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 17:50

    Luis Alberto nuk do të largohet nga Lazio.


    Një nga mesfushorët më të mirë në Serie A ka pranuar që të jetë pjesë e skuadrës së Inzaghit edhe për disa sezone të tjera.

    Prej ditësh Tare ka qenë në bisedime me agjentin e tij dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Luis Alberto do të firmos një kontratë të re deri në 2025 me një përmirësim të pagës.

    Këtë sezon spanjolli ka bërë një super paraqitje pasi në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

    Ofertat për lojtarin kanë qenë të shumta, por Tare edhe një tjetër tregon që jo më kot është një nga drejtorat më të mirë në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!