Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 47-të të tij, e cila u zhvillua online, shkaku i masave të marra nga Instituti Kombëtar Shëndetësor.
BE shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:
– U diskutua dhe u analizua gjerësisht gjendja e tanishme e sportistëve, pas ndërprerjeve të aktiviteteve sportive, si dhe karantinimit të tyre. Anëtarët e BE dhanë ide të ndryshme për të dalë nga kjo gjendje dhe për të ndihmuar sportistët, konkretisht bursistët Olimpik.
– U diskutua për pakon emergjente të Qeverisë prej 5 milionë euro, të paraparë t’i ndahet sportit, kulturës dhe rinisë. BE vlerësoi lartë pakon, me shpresën se ekzekutimi i tyre nga Qeveria do të bëhet sa më parë.
– U diskutua për shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe Lojërave Mesdhetare 2021.
– U vendos që KOK të aplikojë në Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që mundësit Egzon Shala t’i takojë bursa Olimpike e karateistit Alvin Karaqit, të cilit i është ndërprerë bursa, pasi i njëjti ka vendosur të përfaqësojë një shtet tjetër. Shala ka fituar normën Olimpike Tokio 2020 në kategorinë -125 kg të mundjes.
– Unanimisht u vendos që xhudistja Laura Fazliu dhe karateisti, Elhami Shabani, të hynë në listën e bursistëve të KOK-ut. Të dy do të marrin nga 100 Euro në muaj nga të hyrat e KOK-ut, ndërsa do të përkrahen gjithashtu në përgatitje jashtë vendit, sipas vendimit të BE të KOK-ut për mbështetje të bursistëve.
– BE vendosi të ndihmojë financiarisht në baza vetanake anëtaren e BE të KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci, e cila ndodhet në rehabilitim shëndetësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.