×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria merr pjesë në studimin e OBSH për një mjekim ndaj coronavirusit

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 19:05

    Si shumë shtete të tjera edhe Shqipëria është bërë pjesë e një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për gjetjen e një mjekimi të efektshëm kundër koronavirusit.


    OBSH ka njoftuar se studimi do të përfshijë pacientë në moshë të rritur dhe të hospitalizuar prej Covid-19 për të marrë mjekimet që aktualisht janë vënë për testim.

    Do të jenë vetë pacientët që vendosin nëse do të marrin medikamentet ndërsa ekipi mjekësor do të vlerësojë gjendjen e pacientet për efektet anësore që do të japë medikamenti por edhe për sëmundjet bashkëshoqëruese.

    Medikamentet e certifikuara deri tani për këtë testim janë:

    – chloroquine ose hydroxychloroquine;

    – lopinavir dhe ritonavir;

    – lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

    “OBSh-ja përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Studimin klinik të Solidaritetit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

    Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

    Në Shqipëri do të zbatohet i njëjti protokoll standard, sikurse edhe në vendet tjera. Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo jo. Ekipi mjekësor i trajnuar vlerëson gjendjen e çdo pacienti për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe kundërindikimet.

    Përmes Studimit klinik të Solidaritetit, do të studiohen medikamentet:

    – chloroquine ose hydroxychloroquine;

    – lopinavir dhe ritonavir;

    – lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

    Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore.

    Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur”, deklaron OBSH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!