×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për futbollin italian, Ministri i Sporteve do të zyrtarizojë datën e rifillimit të stërvitjeve

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 19:22

    Kampionati italian është në prag të rifillimit. Të gjitha aktivitete sportive në Itali janë ndalur prej më shumë se një muaj për shkak të pandemisë së Covid-19.


    Italia është një shtete më të prekura nga ky virus, por situata po shkon drejt normalizimit pasi numri i të prekurëve është duke u ulur.

    Ditën e sotme sipas gazetarit italian “Nicolo Schira”, Ministri i Sporteve, Vicenzo Spadafora do të bëjë zyrtare datën e rifillimit të stërvitjes për skuadrat italiane.

    Data 18 maj pritët të jetë zyrtare dhe klubet tashmë janë informuar për rifillimin. Një lajm i mirë për futbollin italian pasi pas kaq kohësh mund të rinisin sërish ndeshjet e luajtura në fushën e lojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!