×
  • Sport
  • Sport

    Kosova për pak mund ta humbiste Muriqin, kjo Kombëtare e kishte vëzhguar nga afër sulmuesin prizrenas

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 20:18

    Vedat Muriqi është njëri nga futbollistët kryesor të Kombëtares së Kosovës


    Sulmuesi nga Prizreni ishte vëzhguar nga Kombëtarja e Turqisë, dhe këtë e ka bërë të ditur Albert Bunjaki në një intervistë ekskluzive për Reporterin.

    Bunjaki ka treguar në detaje se çfarë kishte biseduar me Muriqin, si dhe flet edhe për interesimin që Turqia kishte për Luanin e Kosovës.

    “Po Turqia ka qenë e interesume, para se me ardh në Turqi, Vedati ka qenë në Shqipëri edhe në Kombëtaren e Shqipërisë edhe ne e kem vëzhgu, e kem përcjell, mirëpo në atë kohë Vedati ka pas probleme edhe me klubin në Durrës,” ka thënë Bunjaki.

    Tutje, ish-trajneri i Dardanëve tregoi se kishte hequr dorë nga një sulmues i njohur kosovar vetëm për ta marrë Muriqin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!