×
  • Sport
  • Sport

    Enis Bardhi konfirmon se Drita u interesua për të në vitin 2011

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 23:19

    Enis Bardhi ndodhet në kulmin e karrierës, derisa me skuadrën e tij Levante ka patur paraqitje fantastike në La Liga.


    Por, karriera e futbollistit nga Bllaca në Maqedoninë e Veriut ka mundur të jetë ndryshe, sikurse të ishte transferuar te skuadra e Dritës nga Gjilani.

    Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti 24 vjeçar, i cili në një prononcim dhënë emicionit “Sporti Total” në KTV te gazetari i njohur kosovar Florim Maliqaj ka deklaruar se gjilanasit kishin shprehur interesim për të, shkruan Gazetasheshi.com.

    “Kur kam qenë 15-vjeçar, më duket, kur isha edhe në prova te Espanyoli, kam pas diçka te Drita e Gjilanit, por që unë isha i ri për t’u marr vesh me ata. Ka folur menaxheri im Meriton Berisha, por nuk ka qenë ideja ime që unë të rri te Shkupi apo diku në Ballkan. Ideja ka qenë që të dal jashtë, edhe e imja, e Meritonit, e babait dhe e gjithë familjes. Kështu që pas një viti, në moshën 16-vjeçare më erdhi mundësia në Suedi”

    Unë nuk jam regjistruar në asnjë klub. Arsyeja e vetme ka qenë se në rast se vjen një klub nga jashtë dhe më kërkon, të mos kisha probleme me dokumente, por të shkoja drejt kjo ka qenë arsyeja që unë nuk kam nënshkruar me asnjë klub në Maqedoni e as në Ballkan”, ka deklaruar Bardhi.

    Bardhi është paraqitur në 21 ndeshje këtë edicion për Levanten në La Liga, derisa ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në dy raste të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!