×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta gjyshi i Chicharitos dhe legjenda e futbollit meksikan

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 8:02

    Legjenda e futbollit meksikan, Tomas Balcazar ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeç, konfirmoi Federata Meksikane gjatë ditës së sotme.


    Balcazar ishte gjyshi i Javier ‘Chicharo’ Hernandez, anëtar i ekipit kombëtar të Meksikës në Kupën Botërore në 1986, shkruan Indeksonline.

    “Ekipet e Kombëtares së Meksikës vajtojnë për humbjen e trishtuar të Tomas Balcazar Gonzalez”, shkroi Federata e Futbollit Meksikan (FMF) në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

    Balcazar ishte pjesë e Chivas nga mosha 17 vjeçare dhe vazhdoi të luante për klubin për më shumë se një dekadë, duke bërë më shumë se 300 paraqitje.

    Ai ishte pjesë e ekipit të famshëm Campeonisimo që do të mbizotëronte futbollin meksikan gjatë viteve 50 dhe 60, duke ngritur titullin kombëtar në vitet 1956-57.

    Pas daljes në pension në vitin 1958 ai u bë ndihmës trajneri Javier de la Torre në Chivas dhe mbikëqyri atë periudhë të artë, e cila përfundimisht do të jepte shtatë kurora Primer dhe gjithsej 15 trofe në hapësirën e një dekade.

    Futbollisti gjithashtu shënoi për Meksikën kundër Francës në Kupën e Botës 1954, një nga vetëm dy golat që Meksika arriti gjatë këtij turneu.

    Pesëdhjetë e gjashtë vjet më vonë, kjo arritje do të pasqyrohej nga nipi i tij, i cili hapi rezultatin në fitoren 2-0 ndaj Francës në Grupin A të Afrikës së Jugut 2010.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!