×
  • Lajme
  • Lajme

    Një pacient me coronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 10:03

    Në Klinikën Infektive një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore


    Sipas njoftimit të QKUK-së, pacienti është në ventilim mekanik.

    Në anën tjetër 9 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa 45 raste janë në gjendje stabile.

    “Bazuar në raportin e Klinikës Infektive, të datës 27.04.2020, në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste. Prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste. Gjendja e pacientëve është si vijon:
    45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!