Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë leje fluturimit të Behgjet Pacollit për në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Ky fluturim pritet të realizohet në ditët në vijim.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga shefi i kabinetit në Ministrin e Infrastrukturës, Alban Zogaj.
“Po ka marrë leje. Kjo është bërë në konsultim të plot me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Sot nuk do të realizohet ky fluturim, pritet që një ditë tjetër”, ka thënë për lajmi.net Zogaj.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka thënë se aktualisht janë duke u koordinuar me Abdixhikun për këtë çështje.
“Jemi duke u koordinuar me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, jam duke pritur një përgjigje nga ai. Kjo është ajo çka mund t’ju them deri më tani”, ka thënë Vitia.
Ende nuk dihet nëse Pacolli do të karantinohet sikurse në rastet e kaluara.
Kreu i AKR-së do të kthehet në Kosovë në kohën kur po negociohet arritja e marrëveshjes së koalicionit mes LDK-s, AAK-s dhe koalicionit Nisma-AKR, pasi presidenti ia kërkoi mandatarin Isa Mustafës (LDK).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.