FIFA ka propozuar që ekipet të lejohen të bëjnë deri në pesë zëvendësime në ndeshje për të ndihmuar lojtarët të përballen me rikthimin në fushat e blertë, pas pushimit të gjatë shkaku i pandemisë koronavirus.
Planet e FIFA-s duhet ti nënshtrohen aprovimit nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i cili është përgjegjës për ligjet e lojës, përcjell GazetaBlic.
Një zëdhënës i FIFA tha: “Kur rifillojnë garat, mund të përballemi me një kalendar të ngjeshur, me një frekuencë më të lartë se ajo normale e ndeshjeve të luajtura në javët e njëpasnjëshme.
Siguria e lojtarëve është një nga prioritetet kryesore të FIFA-s. Një shqetësim në këtë drejtim është se frekuenca më e lartë se normale e ndeshjeve mund të rrisë rrezikun e lëndimeve të mundshme për shkak të një mbingarkese.
“Në garat ku aktualisht janë të lejuara më pak se pesë zëvendësime, secilit ekip tani do t’i jepet mundësia të përdorë deri në pesë zëvendësime gjatë ndeshjes, me mundësinë e një zëvendësimi shtesë që mbetet gjatë kohës shtesë, kur është e nevojshme”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.