×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezulton pozitiv me coronavirus një zyrtar në burgun e Dubravës

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 14:20

    Është bërë e ditur se një zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës është prekur me coronavirus.


    Lajmin e ka bërë të ditur SHKK, përmes një njoftimi në Facebook.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se në Qendrën Korrektuese Dubravë, javën e kaluar më 22 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid 19, Udhëheqësi i Trajnimeve të kësaj qendre, z. I.F. I njëjtit, aktualisht është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negativ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!