×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi: Në asnjë rrethanë, në asnjë kohë dhe nga askush, nuk do të ketë amnisti ndaj krimeve dhe gjenocidit serb

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 14:41

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Mejë të Gjakovës, vendin ku u krye një nga masakrat më të mëdha nga ushtarët dhe policët serbë.


    Nga aty, presidenti Hashim Thaci është përfshirë në një formë në debatin për amnistimin, duke thënë se nuk do të ketë kurrë amnisti por do të vazhdohet të kërkohet drejtësi, shkruan Reporteri.net.

    “ky është një gjenocid i shtetit të Serbisë, për fat të keq, ende i pandëshkuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi as lokale e as ndërkombëtare. Kjo heshjte ndërkombëtare nënkupohet edhe një lloj amnistimi të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë, por nuk do të ketë në asnjë rrethane, në asnjë kohë, nga askush, amnisti përballë krimeve dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkë me ndërkombëtare që ky krim dhe ky gjenocid të ndëshkohen prej autoriteteve përkatëse të drejtësisë edhe lokale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Thaci.

    Ndër të tjera, ai ka kritikuar ndërkombëtarët që nuk kanë bërë sa duhet, sic thotë ai, për të dënuar aktorët që kryen krime dhe gjenocid në Kosovë./Reporteri.net.

    Fjala e plotë e presidentit nga Meja:

    Sot shënojjmë ditën e të pagjeturve, ditën e vuajtjes dhe dhimbjes, e pikëllimit për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, për këtë cështje të sensibilizuar edhe në rrafshin ndërkombëtar.

    Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civile, ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve shqiptarë, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile, ka vrarë mbi 1300 fëmijë.

    Ushtria dhe policia serbe kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare. Po ajo polici që ka kryer krime, ka dëbuar edhe rreth 1 milion civile shqiptarë nga Kosova, dhunshëm.

    Pra, ky është një gjenocid i shtetit të Serbisë, për fat të keq, ende i pandëshkuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi as lokale e as ndërkombëtare. Kjo heshjte ndërkombëtare nënkupohet edhe një lloj amnistimi të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë, por nuk do të ketë në asnjë rrethane, në asnjë kohë, nga askush, amnisti përballë krimeve dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë.

    Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkë me ndërkombëtare që ky krim dhe ky gjenocid të ndëshkohen prej autoriteteve përkatëse të drejtësisë edhe lokale dhe ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!