Baret, hotelet dhe restorantet në Suedi po përballen me një rënie të madhe të biznesit, pavarësisht se kanë qenë të hapura gjatë pandemisë, sipas ministrit të biznesit në vend, Ibrahim Baylan.
Ai tha në një konferencë për shtyp se shumë restorante, hotele dhe bare po përballen me një rënie mesatare prej 50% të kërkesës. Kjo është rritur në 90% në zonat që zakonisht janë të njohura për turizmin.
Baylan mbrojti vendimin e Suedisë për të mos mbajtur në izolim shoqërinë, duke thënë se ishte e rëndësishme për të lehtësuar ndikimin ekonomik të virusit ndërsa autoritetet merreshin me shpërthimin, shkruan BBC.
Komentet e tij vijnë pasi pesë bare dhe restorante në pikat e njohura të jetës së natës u mbyllën në kryeqytetin, Stokholm.
Inspektimet u kryen pas shqetësimeve që disa vende nuk po bënin sa duhet për të inkurajuar distancimin shoqëror midis klientëve.
Deri më tani në Suedi janë shënuar 2,194 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 18,640 të infektuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.