Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës besojnë që gjatë kësaj jave do të votohet qeveria e re.
Besnik Tahiri nga kjo parti ka thënë se beson se këtë javë do të votohet qeveria Hoti.
“Besoj që shumë shpejt, kur nuk mund të them saktë. Besoj që këtë javë do të finalizohet, kryhet dhe votohet kjo qeveri. Ky koalicion do të ketë shumicën dhe pastaj në këtë proces është sfiduese në negociata”, ka thënë Tahiri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se nëse i besohet pozita e zv.kryeministrit të parë të qevereisë do ta shtyjë përpara ligjin për qeverinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.